Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëRama: `Prishtina 2030`, projekti më i madh ndërkombëtar që iu besua Kosovës

Rama: `Prishtina 2030`, projekti më i madh ndërkombëtar që iu besua Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë projekti më i madh ndërkombëtar që i është besuar ndonjëherë Kosovës dhe një mundësi historike për ta prezantuar vendin para botës.

“Kemi përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Çdo ditë duhet të shfrytëzohet për planifikim, koordinim dhe vendimmarrje”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se Prishtina do të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha obligimet me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim. 

Ndryshe, sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke shënuar nisjen e fazës së koordinimit institucional për projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës.

Në takim morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë për Sport, Blerim Gashani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram