Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Ka afrime me VV-në, por presidenti mbetet nyja e marrëveshjes

Abdixhiku: Ka afrime me VV-në, por presidenti mbetet nyja e marrëveshjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se takimet ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë në përpjekje për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve, duke theksuar se janë shënuar afrime në disa tema, por jo ende në çështjen e presidentit.

Abdixhiku ka ritheksuar se synimi i LDK-së është shmangia e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, do të kishin pasoja për vendin.

“Jemi duke punuar që të gjejmë një zgjidhje dhe të shmangim zgjedhjet e reja. Këto procese kërkojnë kohë dhe angazhim. Për sa kohë që dialogu vazhdon, do të thotë se ekziston vullnet për të mos e çuar vendin në zgjedhje, sepse kjo do të ishte e dëmshme për Republikën”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se kontaktet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa vlerësoi se vetë zhvillimi i takimeve është sinjal pozitiv.

“Ka përparim në shumë tema, megjithatë ende kemi dallime në çështjen kryesore, që lidhet me balancën demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet dhe nuk shoh arsye pse të mos ndodhë kjo. Fakti që po takohemi është një zhvillim inkurajues”, është shprehur ai.

Në të njëjtën kohë, përfaqësues të LDK-së kanë përsëritur qëndrimin se posti i presidentit duhet t’i takojë kësaj partie në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për krijimin e institucioneve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram