Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohet nga Gjermania në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, është ekstraduar sot nga Gjermania në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 7 gusht 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një nga mekanizmat kryesorë në luftën kundër kriminalitetit. Përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdohet shkëmbimi i informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe gjurmimin, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram