Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëMurati: Në 2025-ën Kuvendi s’u konstituua as pas 30 ditësh, nuk u...

Murati: Në 2025-ën Kuvendi s’u konstituua as pas 30 ditësh, nuk u quajt shkelje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kërkesës së partive opozitare që seanca konstituive të mbahet sonte dhe deklaratave të tyre për shkelje të rendit kushtetues, duke rikujtuar se më 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë nga certifikimi i zgjedhjeve dhe Kuvendi ende nuk ishte konstituuar.

Murati shkroi se zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar më 27 mars 2025.

“Me 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituuar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin”, shkroi Murati.

Ai shtoi se askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem apo si shkelje kushtetuese.

“Çka kanë sot?”, shkroi Murati. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram