Monday, August 10, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një 43-vjeçar i dënuar me 4 vite burgim

Arrestohet një 43-vjeçar i dënuar me 4 vite burgim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar me katër vite burgim, i cili ishte në kërkim dhe kishte urdhërarrest aktiv.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit N.L., 43 vjeç, është realizuar nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit.

N.L. ishte i dënuar me katër vite burgim për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Pas arrestimit, njësitet relevante policore kanë vazhduar me procedurat e nevojshme lidhur me personin e arrestuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram