Rruga “Ilir Konushevci”, segmenti i dytë, në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës, është hapur për qarkullim.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se punimet janë përmbyllur gjatë natës, duke përfshirë asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës.
“Mirëmëngjesi Prishtinë. Rruga është e hapur për qarkullim. Derisa qyteti ishte n’gjumë, ekipet e Kryeqytetit punuan pa ndal. Gjatë gjithë natës u punua në asfaltim dhe sinjalistikë, që sot në mëngjes rruga të jetë e përfunduar dhe e gatshme për qarkullim”, ka shkruar Rama.
Ai ka falënderuar ekipet që kanë punuar në terren, duke vlerësuar angazhimin e tyre në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kryeqytet.

