Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 6 shtator.
Gërvalla e bëri këtë deklaratë gjatë një debati me deputetin e PDK-së, Përparim Gruda, në sallën e Kuvendit, ku sot pati tensione të shumta gjatë përgatitjeve për hapjen e Kuvendit për vizitë nga mërgimtarët.
Sipas Gërvallës, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nis pas thirrjes së seancës konstituive.
“Ne kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ky është interpretimi ynë”, ka thënë ajo.

