Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Opozita po pengon aktivitetet e Kuvendit

Haxhiu: Opozita po pengon aktivitetet e Kuvendit

U.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, është kthyer në sallën e Kuvendit, duke thënë se prania e saj lidhet me vizitën e mërgatës.

Ajo ka kritikuar partitë opozitare për veprimet e tyre, duke i cilësuar ato si të “pajustifikueshme”.

“Siç po e shihni, opozita i proteston edhe mërgatës, edhe të rinjve e të rejave tona. Por, kur nuk ka kauzë, vazhdojnë me veprime të tilla të pajustifikueshme. Opozita po tenton të bëjë veprime të tilla vetëm për të penguar aktivitetet e Kuvendit”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë vazhdimisht ftesa partive opozitare për takime, por sipas saj, PDK-ja dhe AAK-ja i kanë refuzuar ato.

“Kurti, në vazhdimësi ka bërë ftesa për opozitën. Ai së pari është përballur me refuzim të takimeve nga PDK-ja dhe AAK-ja, ndërsa në anën tjetër me kërkesa që janë në shpërputhje me fuqinë politike, siç janë kërkesat e LDK-së”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka deklaruar se seanca konstituive do të mbahet, por sipas saj, paraprakisht duhet të arrihet një marrëveshje.

“Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitete opozitare, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin. Kur nuk ke kauzë, veprimet janë banale. Këta kanë probleme lidershipi dhe prandaj edhe veprimet i kanë të pakontrolluara”, është shprehur Haxhiu.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së i kanë bërë thirrje Haxhiut që ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram