Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëRreth 1 mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës për tri ditë

Rreth 1 mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës për tri ditë

Kuvendi i Kovës ka pritur rreth 1 mijë bashkatdhetarë gjatë vizitave tre ditore të diasporës, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

“Edhe sot, bashkatdhetarët u pritën nga Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, U.D. Presidente, Albulena Haxhiu, në ambientet e punës së Kuvendit. Gjatë qëndrimit, ata u pritën gjithashtu nga deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit, të cilët i shoqëruan përgjatë vizitës dhe i informuan më nga afër për punën, funksionimin, përgjegjësitë dhe rolin e Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i Republikës së Kosovës”, njofton institucioni.

Sipas njoftimit, bashkatdhetarët patën mundësi të njihen me hapësirat e Kuvendit, përfshirë sallën plenare, si dhe me historikun, veprimtarinë dhe rëndësinë e këtij institucioni në jetën demokratike të vendit.

“Këto tri ditë me bashkatdhetarë në Kuvend krijuan hapësirë për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim mendimesh me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve”, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram