Sunday, August 16, 2026
HomeLajmeKosovëKurti për zjarrin në Vlorë: Po e monitorojmë nga afër gjendjen e...

Kurti për zjarrin në Vlorë: Po e monitorojmë nga afër gjendjen e të lënduarve   

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, ku mbetën të lënduar disa shtetas të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se katër shtetas të Republikës së Kosovës janë lënduar nga zjarri, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim në spitale në Tiranë dhe një në Vlorë.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë.

Zjarri shpërtheu gjatë orëve të para të mëngjesit në një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas raportimeve, në mesin e të lënduar janë edhe disa pushues nga Kosova. Vetëm njëri prej të lënduarve është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram