Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëVuçiq akuzon komandatin e KFOR-it për hapjen e urës së Ibrit

Vuçiq akuzon komandatin e KFOR-it për hapjen e urës së Ibrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se do t’i dërgojë letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesën që të mos hapet ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Vuçiq, duke komentuar atë që e cilësoi si mosreagim të bashkësisë ndërkombëtare ndaj trajtimit të serbëve në Kosovë, tha se vendet perëndimore, sipas tij, po përpiqen të arsyetojnë vendimet e tyre të vitit 1999 dhe 2008 dhe, sipas tij, të shtyjnë Kosovën drejt pavarësisë.

Ai përmendi edhe rastin e Nenad Rashkoviqit, për të cilin pretendoi se është sulmuar në Kosovë, duke akuzuar palën kosovare se ka dhënë një version të rremë të ngjarjes.

Vuçiq tha se hapja e urës kryesore mbi Ibër, sipas tij, nuk duhej të lejohet pa pëlqimin e kryetarëve serbë të komunave në veri të Kosovës, veçanërisht të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, teksa ka dhënë një deklaratë akuzuese ndaj komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash.

“Edhe këtë mund ta bëjnë sot. Dhe këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Së shpejti do t’i shkruaj Mark Rutte-s dhe nuk besoj se do të reagojë ndaj letrës sime dhe do ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Do t’ia dërgoj letrën sot ose nesër”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai e cilësoi këtë si një zhgënjim të madh, duke pretenduar se situata tregon për, siç u shpreh, “nervozizëm” në radhët e vendeve perëndimore, të cilat sipas tij nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Do të ndryshojnë gjërat në botë dhe po ndryshojnë, por jo mjaft shpejt. Jo aq shpejt sa do të dëshironim dhe sa do të donim ne. Në çdo rast, është një turp i madh për Evropën, për të gjithë botën, që pranon dëbimin jo vetëm të një populli ortodoks dhe të krishterë, por edhe dëbimin e një populli nga vatrat e veta”, ka thënë Vuçiq.

Deklaratat e tij vijnë pasi KFOR-i ka njoftuar më 10 gusht se ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën mbi Ibër në Mitrovicë, në kuadër të përmirësimit të situatës së sigurisë dhe zvogëlimit gradual të pranisë së misionit të NATO-s në këtë lokacion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram