Policia e Shqipërisë ka njoftuar se lokalizuar dhe arrestuar provizorisht një shtetas të dënuar në Kosovë, me qëllim ekstradimin e tij.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në lagjen nr. 13 të Durrësit shtetasin E. Zh., 57 vjeç, lindur në Kosovë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës”, thuhet ne njoftim.
Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, ka vijuar procedurat për ekstradimin e tij.
Operacioni “Wanted 38” u finalizua pas veprimeve të shpejta policore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

