Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që t`u bashkohen në protestën e 12 shatorit, ku do të kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së tha se do të vazhdojnë takimet në arenën ndërkombëtare me personalitete të ndryshme ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
“Është e thirrur një protestë më 12 shtator nga ‘Liria ka Emër’. Ne si organizatë bëjmë ftesë për të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës. Ne do ta mbështesim atë, le të jetë protestë madhështore. Ne sot kemi marrë vendim. Që nga themelimi i Gjykatës Speciale kemi qenë të bindur se ajo është politike. Ne tani do të shtrihemi në rrafshin demokratik ndërkombëtarë. Ne jemi me shpresë që më 16 shtator ata do të lirohen”, deklaroi Gucati.
Tutje Gucati tha se kryesia e organizatës ka marrë vendim po ashtu që të përjashtohet nga organizata Skender Llugiqi, për shkak te fyerjeve që ka bërë ndaj Ramush Haradinaj.

