Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të dobëta në lindje

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të dobëta në lindje

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e Shtunë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore – malore të territorit.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër25/40Diell re
Kukës23/39Diell re shi
Lezhë26/39Diell re
Dibër22/39Diell re shi
Durrës25/38Diell re
Tiranë27/40Diell re
Elbasan25/41Diell re
Berat24/41Diell re
Vlorë26/37Diell re
Korçë23/37Diell re shi
Gjirokastër20/41Diell re
Sarandë26/38Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram