Shkupi shënon 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
Shkupi shënon „Ditët e Shën Nënë Terezës“ me rastin e 116-vjetorit të lindjes së saj dhe 10-vjetorit të kanonizimit të saj, njoftoi televizioni publik i Maqedonisë së Veriut (MRT). Aktivitetet nisën më 26 gusht me vendosjen e luleve para pllakës përkujtimore në vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së shenjtores, në qendër të Shkupit, dhe do të vazhdojnë deri më 5 shtator – datën e vdekjes së saj.
Nënë Tereza lindi me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu më 26 gusht 1910 në Shkup, në një familje me origjinë shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga shtëpia dhe iu bashkua urdhrit të motrave të Loretos, ndërsa më vonë u nis për në Indi. Që nga viti 1948, ajo ia kushtoi jetën punës mes njerëzve më të varfër në Kalkutë. Në vitin 1950 themeloi urdhrin „Misionarët e Bamirësisë“, i cili vepron në shumë vende të botës për t’u ofruar mbështetje njerëzve të refuzuar, të braktisur dhe të përbuzur. Në vitin 1979 mori Çmimin Nobel për Paqe për ndihmën e saj ndaj njerëzve që vuanin. Ajo vdiq në Kalkutë më 5 shtator 1997. Papa Gjon Pali II e shpalli të lume në vitin 2003, ndërsa Papa Françesku e kanonizoi më 4 shtator 2016.
FOTO: Reuters
Vdekla e kriminelit Mlladiç
Krimineli i luftes Ratko Mlladiç, ka vdekur në burgun në Hagë, ku ai kaloi 15 vitet e fundit të jetës së tij, raportoi BNR „Horizont“, duke iu referuar Reuters.
Mlladiçi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995. Në vitin 2021, Dhoma e Apelit konfirmoi dënimin e tij, duke e shpallur fajtor për gjenocidin ndaj rreth 8000 boshnjakëve në Srebrenicë në korrik 1995, për terrorizimin e popullsisë civile gjatë rrethimit të Sarajevës dhe për marrjen peng të punonjësve të OKB-së. Mlladiçi u arrestua në Serbi në vitin 2011 dhe që atëherë mbahej në paraburgim nën mbikëqyrjen e Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë.
FOTO: visitgreece.gr
Një bazë për dronë do të vendoset në ishullin Rodos
Ministria e Mbrojtjes e Greqisë njoftoi se ka nisur procedura për krijimin e një baze për dronë në zonën e aeroportit ushtarak të ishullit Rodos. Kjo është baza e dytë në Greqi pas asaj në ishullin Skiros, raportoi korrespondentja jonë Katja Peeva. Deri tani, dronët në Rodos operoheshin nga platforma të përkohshme, gjë që e vështirësonte përdorimin e tyre.
Në Greqi tashmë ekziston një sistem kompanish që projektojnë dhe prodhojnë avionët e tyre pa pilot. Në të njëjtën kohë, Greqia blen dronë nga SHBA-ja dhe Izraeli, pasi ata të prodhuar në Greqi nuk mund t’i mbulojnë plotësisht nevojat e forcave të armatosura greke.
Gjatë kësaj vere, në një stërvitje të posaçme ushtarake, kompanitë greke prodhuese prezantuan teknologjitë që po zhvillojnë – dronë, sisteme kundër dronëve dhe lloje të tjera avionësh pa pilot. Aktualisht, pranë Athinës po ndërtohet një ndërmarrje që do të prodhojë dronë sipas teknologjisë greke.
FOTO: digi24.ro
Një fragment droni me eksploziv u shpërthye në një plazh në Rumani
Një fragment droni me ngarkesë eksplozive u gjet mëngjesin e 26 gushtit pranë shezlongëve në një plazh në resortin rumun të Detit të Zi, Olimp, rreth 38 km në jug të Konstancës. Sinjalizimi u bë nga disa persona, ndërsa autoritetet menjëherë rrethuan zonën dhe kufizuan hyrjen e turistëve, njoftoi digi24.ro.
Specialistët konstatuan se pajisja kishte lëndë eksplozive. Ajo u zhvendos në një gropë të hapur paraprakisht në rërë dhe u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar. Gjithashtu, përmes sistemit RO-Alert iu dërgua një paralajmërim banorëve vendas dhe turistëve, sqaron observatornews.ro.
Mediat rumune raportojnë se u gjet edhe një fragment i dytë droni, i cili nuk përbënte rrezik. Autoritetet nuk kanë dhënë informacion për origjinën e pajisjes.
FOTO: Pixabay
Paga mesatare neto në Kroaci arriti në 1555 euro në qershor
Paga mesatare mujore neto në Kroaci u rrit me 7,7% në bazë vjetore në qershor 2026, duke arritur në 1555 euro. Në terma realë, pas marrjes parasysh të inflacionit, rritja ishte 3,1%, raportoi agjencia kroate HINA, e cituar nga BTA. Paga mesatare më e lartë neto, prej 2330 eurosh, u regjistrua në transportin ajror, ndërsa më e ulëta – prej 988 eurosh – në prodhimin e veshjeve.
Paga mediane neto në qershor ishte 1345 euro, duke shënuar një rritje prej 9,1% krahasuar me qershorin e vitit 2025.

