Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovë54 aksidente trafiku dhe mbi 2,300 tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve

54 aksidente trafiku dhe mbi 2,300 tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve

Gjatë periudhës së 24 orëshit, në Kosovë janë evidentuar gjithsej 54 aksidente trafiku, prej të cilave 22 aksidente me persona të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet gjatë kësaj periudhe.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë dhe zbatimin e rregullave në trafik, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2,336 tiketa trafiku.

Sa i përket rasteve me persona të përfshirë në procedura policore, janë arrestuar 21 persona, ndërsa 19 persona ndodhen në mbajtje. Në ndalim policor nuk është raportuar asnjë person, ndërsa një person është duke vuajtur dënimin, njofton policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram