Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për lëndim trupor, pas një përleshjeje fizike të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një restorant në Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar në polici rreth orës 23:50, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy personave që më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një gotë qelqi S.P., 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës fillimisht i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa më pas është transportuar në spitalin e Graçanicës për trajtim të mëtejshëm.
Edhe i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari V.K. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

