Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëGjini: Si mund të ketë faj një popull që mori pushkën për...

Gjini: Si mund të ketë faj një popull që mori pushkën për liri?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë fjalimit të tij në “Marshin për Liri”, ka mbrojtur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-krerët e saj, duke thënë se ata nuk duhet të persekutohen për luftën që zhvilluan gjatë viteve 1998-1999.

Gjini deklaroi se UÇK-ja kishte luftuar kundër forcave serbe, të cilat, sipas tij, kanë kryer vrasje, dhunime dhe krime ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

“Kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur kamionët frigoriferikë me trupa të bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, vajza të reja, pleq e gra. Kanë luftuar kundër atyre që kanë dhunuar mijëra gra në Kosovë”, tha Gjini.

Ai u shpreh se luftëtarët e UÇK-së, përfshirë ish-komandantët dhe ushtarët e saj, nuk duhet të trajtohen si përgjegjës për luftën çlirimtare.

“Qysh mundet me pas faj një popull, qysh mujnë me pas faj njerëzit që e kanë kap pushkën për liri?”, deklaroi ai.

Gjini iu referua edhe pretendimeve për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se personat ndaj të cilëve luftoi UÇK-ja ishin, sipas tij, përgjegjës për dhunën ndaj shqiptarëve.

“Kanë luftuar kundër të njëjtëve njerëz që kanë ardhur këtu për të vrarë shqiptarë. Kundër atyre kanë luftuar. E qysh mundet me pas faj?”, tha ai.

Në fjalimin e tij, Gjini kërkoi që luftëtarët e UÇK-së të respektohen për kontributin e tyre dhe kundërshtoi, siç tha ai, “persekutimin” e tyre ndër vite.

“Kushdo që një ditë e ka kapur pushkën për të luftuar për vendin e vet, e meriton me e ngritë kapelën secili dhe me i thënë: faleminderit për shërbimin”, u shpreh Gjini.

Gjini u shpreh se Kosova do ta presë edhe vendimin për ish-krerët e UÇK-së, por shtoi se, sipas tij, historia e luftës për liri nuk mund të njolloset.

“Kemi me i prit edhe tri ditë edhe 19 orë. Poshtërsia më e thellë njerëzore është që ata që e kanë kryer krimin i akuzojnë të tjerët për krime. Kurrë askush nuk ka me mbërritë me ndot tregimin tonë për liri”, deklaroi Gjini.

Fjalimi i tij u mbajt në kuadër të “Marshit për Liri”, ku pjesëmarrësit shprehën mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram