Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

Kurti pret delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot pasdite në takim delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror, anëtarët e të cilit përfaqësojnë 16 shtete të ndryshme.

Gjatë diskutimit, Kurti paraqiti një pasqyrë të zhvillimit të Kosovës, përfshirë rritjen ekonomike, që sipas tij është gjashtëfishuar që nga viti 1999 dhe trefishuar që nga viti 2008, uljen e papunësisë, si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, Kurti theksoi se procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë anëtarësimi. 

Ai foli gjithashtu për sektorët në rritje dhe me potencial të madh në Kosovë, si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, përpunimi i drurit dhe përpunimi i metaleve.

Kurti foli edhe për projektet e planifikuara për katër vitet e ardhshme, përfshirë hekurudhat, Lojërat Mesdhetare, investimet në qendrën e skijimit në Brezovicë, tranzicionin e gjelbër, minierat dhe mineralet.

Po ashtu, në një diskutim të hapur, u bisedua për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë, anëtarësimin në NATO, si dhe përafrimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram