Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëLVV: Vendimi për nënkryetarët synon zhbllokimin e Kuvendit

LVV: Vendimi për nënkryetarët synon zhbllokimin e Kuvendit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Arbëresha Kryeziu, kanë folur për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se LVV-ja ka vendosur t’i mbështesë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, ndërsa kanë bërë thirrje që opozita të marrë pjesë në seancë.

Murati ka thënë se problemi kryesor ka qenë çështja e presidentit, ndërsa Kryeziu ka deklaruar se vendimi i LVV-së është marrë për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

Sipas Muratit, LVV-ja ka një marrëveshje me LDK-në, por ajo nuk ka mbështetjen e plotë të grupit parlamentar të kësaj partie.

“Tashmë kemi një marrëveshje me LDK-në por jo të plotë nga ana e grupit të tyre parlamentar. E patë që PDK dhe LDK nuk ishin të interesuar të ndryshojnë kandidatët siç kemi bërë ne kur nuk votohej Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Ne ishim të gatshëm që për hir të zhbllokimit të ndryshonim kandidatët disa herë. Ne kemi mbajtur një mbledhje të kryesisë mbrëmjen e kaluar dhe vendosëm të vazhdojmë seancën konstituive”, ka thënë Murati.

Në anën tjetër, Kryeziu ka bërë thirrje që partitë opozitare të marrin pjesë në seancë dhe të vazhdohet me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Uroj që të ndërrojnë qëndrim partitë opozitare dhe të vijnë sot në seancë dhe të procesojmë tutje me procesin e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Kryeziu.

Ajo ka thënë se vendimi për t’i mbështetur kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë është marrë për të mos vazhduar bllokada.

“Është thjesht një lëvizje tjetër e radhës e Vetëvendosjes”, është shprehur Kryeziu.

Sipas saj, nga vazhdimi i kësaj situate preken qytetarët dhe proceset që kërkojnë votim në Kuvend.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram