Friday, September 18, 2026
HomeSportNuk ndalet Prishtina, mposht Gjilanin

Nuk ndalet Prishtina, mposht Gjilanin

Prishtina vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës, duke regjistruar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara.

Kryeqytetasit triumfuan 2-1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e xhiros së shtatë të kampionatit, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Arianit Fazlijës. Gjilani reagoi shpejt dhe vetëm pesë minuta më vonë Lorik Boshnjaku e riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, skuadra e Orges Shehut realizoi golin e fitores. Anio Poçi shënoi me kokë në minutën e 66-të për 2-1.

Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë nga minuta e 83-të, kur Saletic u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina kryeson tabelën me 18 pikë, me një ndeshje më pak, atë ndaj Dritës. Gjilani, pas shtatë xhirove, mbetet me 11 pikë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram