Ditët e ardhshme në Kosovë pritet të jenë kryesisht të qeta, me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat do të pësojnë rënie graduale, veçanërisht gjatë mëngjeseve.
Në disa zona, të hënën mund të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23 gradë.
Të martën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 4 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.
Edhe e mërkura do të sjellë kushte të ngjashme atmosferike, me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale parashihen nga 3 deri në 8 gradë, kurse maksimalet nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Ndryshim më i dukshëm pritet të enjten, kur temperaturat do të bien lehtë. Minimalet do të zbresin deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 22 gradë.
Të premten, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22 gradë Celsius

