Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëTahiri: Deklarata kërkon unitet, përmbajtje dhe detyra

Tahiri: Deklarata kërkon unitet, përmbajtje dhe detyra

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dakordimi mes grupeve parlamentare për përmbajtjen e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara është i rëndësishëm.

Pas takimit me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, Tahiri tha se dallimet kanë të bëjnë edhe me formën dhe gjatësinë e deklaratës.

“Për shembull, dikush është ithtar i një shkrimi të gjatë, dikush është ithtar i një shkrimi të shkurtër e kështu me radhë. Këto duhet të diskutohen”, tha Tahiri.

Ai theksoi se deklarata që pritet të votohet në Kuvend, ndonëse nuk ka efekte juridike, sipas tij, do të përcjellë një mesazh të rëndësishëm institucional.

“E dakordimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo deklaratë, sado që dikujt mund t’i duket si një deklaratë politike pa efekte juridike – se s’ka efekte juridike – deklarata e sotshme e votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e lexuar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Tahiri.

Sipas tij, deklarata duhet të përmbajë tri elemente kryesore: unitetin, përmbajtjen dhe detyrat.

“Pra kjo deklaratë politike kërkon fillimisht unitet, dy – përmbajtje, tre – detyra”, përfundoi Tahiri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram