Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëThaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

rtsh

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për t’u dhënë titullin “Qytetar Nderi” i kryeqytetit katër ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Vendimi mori mbështetjen e plotë të anëtarëve të këshillit, duke bashkuar votat e mazhorancës dhe opozitës në vlerësimin e kontributit historik të figurave udhëheqëse të Kosovës.

Motivacionet zyrtare për secilin prej drejtuesve

Titujt e nderit u shoqëruan me motivacione të posaçme që nënvizojnë rolit e tyre në luftën çlirimtare dhe mbështetjen e marrëdhënieve vëllazërore me Tiranën.

Hashim Thaçi vlerësohet për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë me mbështetjen e SHBA-së e aleatëve euroatlantikë, si dhe për forcimin e lidhjeve me Tiranën.

Kadri Veseli nderohet për kontributin në UÇK, përkushtimin ndaj lirisë dhe pavarësisë së vendit, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në afrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jakup Krasniqi çmohet për rolin e tij në luftën çlirimtare, përfaqësimin politik dhe lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat kryesore të mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.

Rexhep Selimi vlerësohet për kontributin ushtarak në radhët e UÇK-së dhe për lidhjen e veçantë me kryeqytetin shqiptar, i cili në ditët më të vështira të luftës qëndroi pranë popullit të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram