Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka thënë se ministria ka hedhur poshtë 19 vendime të Kuvendit Komunal të Prishtinës për caktimin e lokacioneve për projekte të ndryshme.
Sipas Pacollit, këto vendime nuk kanë bazë ligjore dhe janë në kundërshtim me dokumentet në fuqi të planifikimit hapësinor.
Ajo ka kritikuar qeverisjen e kryetarit Përparim Rama, duke thënë se projektet publike dhe zhvillimi urban duhet të bazohen në planet e miratuara dhe ligjet e shtetit.

