Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, ka ftuar Albin Kurtin dhe gjithë deputetët të kthehen dhe të votojnë ligjin për Specialen.
“Kurti dhe VV po ikin dhe dezertojnë. Nuk është dita me ikë dhe me u fshehë sot. Fshehja dhe urdhërimi i policisë për t’i shpërndarë qytetarët me gaz lotsjellës, dhe krijimi i situatës që policia të ballafaqohet me vëllezërit dhe motrat e veta, vërtetë është e dënueshme. ndaj, ata që kanë ndërgjegje, të kthehen dhe të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Haradinaj.
Ai tha se çdo orë është e vlefshme dhe në çdo orë mundemi me votu ligjin dhe qytetarët dhe ne të kthehemi në shtëpitë tona. “Lënia në situatë kaotike nuk është në nderin e popullit dhe atyre që përfaqësojnë atë’, tha Haradinaj.

