Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeKosovëPunëtorët e NPB-së protestojnë për paga

Punëtorët e NPB-së protestojnë për paga

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore kanë protestuar para objektit Komunal të Prishtinës për moskryerjen e obligimit të pagave dymujore për ta nga themeluesi, Kuvendi Komunal i Prishtinës.

380 punëtorë të Ndërmarrjes Publike Banesore, për shkak të mos pagesës së pagave për dy muaj nga themeluesi i ndërmarrjes, Komuna e Prishtinës, kanë protestuar para objektit të komunës.

Ata kanë deklaruar se durimit të tyre i ka ardhur fundi dhe se shpresa e vetme e tyre është që përmes protestës të zgjojnë ndërgjegjen e themeluesit për gjendjen e rëndë socio-ekonomike në të cilën ndodhen.

“Për institucionet paga mund të jetë administrative por për n kjo pagë është bukë familjes e siguria e jonë e përditshme, nuk po kërkojmë mëshirë, nuk po kërkojmë lëmoshë, po kërkojmë vetëm të drejtën tonë elementare, marrjen e pagës mujore që e kemi fituar me djersën tonë është e dhembshme që punëtori të dalë në protestë të kërkoj të drejtën e tij”, tha Xhevat Prebreza, anëtar i këshillit organizativ të protestës.

Punëtorët thonë se do të detyrohen të ndërpresin kryerjen e shërbimeve për klientët.

“Ne po kërkojmë atë që e kemi fituar me punë, ne nuk do të ndalemi me kaq.Po ashtu i njoftojmë qytetarët që përderisa të vazhdoj kjo gjendje e mos marrjes së pagave me dëshirën tonë do të ndërpriten të gjitha shërbimet tona”, tha Prebreza.

Protesta është shpërndarë e qetë, ndërsa punëtorët kanë shprehur shpresën se zyrtarët komunalë do t’i takojnë në ditët në vijim, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për problemin e pagave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram