Sunday, November 1, 2026
HomeLajmeKosovëMbyllen punimet e seancës së sotme, PDK dhe Aleanca qëndrojnë në sallë

Mbyllen punimet e seancës së sotme, PDK dhe Aleanca qëndrojnë në sallë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka mbyll punimet e seancës së sotme. Me këtë rast deputetët e LVV-së dhe LDK-së kanë dalë nga salla e seancave plenare. Ndërkohë në sallë po qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe Aleancës.

Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, derisa në votim nuk mori pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.

PDK ka kërkuar që edhe leximi i dytë i këtij projektligji të kryhet sot, por kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë që PDK duhet t’i qëndrojë marrëveshjes paraprake dhe gjendet një zgjidhje për këtë çështje pas takimit të liderëve të dy partive, Albin Kurtit e Bedri Hamzës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram