Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja nuk do t’i nënshtrohet, siç ka deklaruar ai, “shantazhit” dhe se përgjegjësinë e saj e ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se të jesh pjesë e LDK-së do të thotë të ndjekësh rrugën e Ibrahim Rugovës, të një Kosove të lirë e të pavarur dhe në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka deklaruar se UÇK-ja është pjesë e historisë së LDK-së dhe se lidhja me SHBA-në dhe NATO-n, sipas tij, lidhet me lirinë e Kosovës.
“LDK-ja e di kujt i jep llogari; Kosovës dhe njerëzve të saj”, ka shkruar Abdixhiku.
Duke iu referuar situatës aktuale politike, Abdixhiku ka thënë se Kosova ka mbetur “pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal në vend”.
Ai ka pretenduar se, po të ishte dëgjuar vizioni i LDK-së, Kosova do të kishte sot president dhe stabilitet institucional, si dhe angazhim për mbrojtjen e, siç e ka quajtur, “të vërtetës së luftës tonë në botë”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja nuk do t’i nënshtrohet, siç ka deklaruar ai, “shantazhit” dhe se përgjegjësinë e saj e ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve.

