Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka përkujtuar demonstratat e 6 tetorit 1968, duke i cilësuar ato si një ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Më 6 tetor 1968, në qytete të ndryshme të Kosovës, shqiptarët dolën në demonstrata duke kërkuar përdorimin e lirë të flamurit kombëtar, barazi, të drejta kombëtare dhe arsimore, si dhe statusin e Kosovës Republikë.
Sipas ASHAK-ut, demonstratat e vitit 1968 shënuan një moment të rëndësishëm në përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për avancimin e të drejtave politike, kombëtare, arsimore dhe kulturore.
ASHAK ka bërë me dije se në fondet e saj arkivore ruhen dokumente dhe dëshmi të kësaj periudhe historike, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës institucionale dhe në përcjelljen e saj te brezat e rinj.

