Profesori, Bekim Sejdiu ka sqaruar se nuk e konsideron më veten pjesë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke theksuar se tërheqja e tij lidhet me mungesën e një marrëveshjeje politike dhe të mbështetjes së nevojshme në Kuvend.
Ai ka falënderuar liderët politikë dhe të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e tij.
“Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj vetën pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend. Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin Abdixhiku i kam falënderuar për besimin ndaj meje dhe korrektësinë në komunikimin më mua. Dëshiroj që këtë falënderim ta përsëris edhe në këtë rast. Poashtu, e vlerësoj konsideratën personale të shprehur ndaj meje nga shumë politikanë të partive të tjera”, ka shkruar Sejdiu në “Facebook”.

