Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKosovëUlutaş takon Jasharin, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Ulutaş takon Jasharin, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Prishtinë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së, në përputhje me mandatin fillestar të kësaj të fundit.

“Duke iu afruar përfundimit të mandatit të tij në mesin e tetorit, Ulutaş ka vlerësuar bashkëpunimin me FSK-në gjatë periudhës së tij në detyrë. Ai ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara”, njofton KFOR.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram