Thursday, October 15, 2026
HomeLajmeKosovëI dyshuar për ryshfet, i ndalohet afrimi në Komunën e Prishtinës dhe...

I dyshuar për ryshfet, i ndalohet afrimi në Komunën e Prishtinës dhe Kadastër

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për paraburgim ndaj të dyshuarit N.A, duke vendosur masë sigurie ndaj këtij të fundit, që ia ndalon atij t’i afrohet për një muaj vendit apo personit të caktuar.

Në vend të paraburgimit, gjykata i ka caktuar të pandehurit masën e ndalimit për t’iu afruar vendeve apo personave të caktuar, si dhe masën e paraqitjes në stacionin policor, për një periudhë njëmujore, nga 13 tetori deri më 13 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, N.A. është obliguar që të mos u afrohet në distancë prej 200 metrash Komunës së Prishtinës, përkatësisht vendit të tij të punës, si dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).

Gjykata ka bërë me dije se mosrespektimi i masave të shqiptuara mund të çojë në caktimin e masës së paraburgimit.

Pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masat e shqiptuara janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Po ashtu, Policia e Kosovës është obliguar të verifikojë zbatimin e këtyre masave dhe, në rast të mosrespektimit të tyre, ta informojë gjyqtarin e procedurës paraprake.

Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram