Dy burrat e kërkuar për zjarrvënien e antenave të “Starlink” pranë Sofjes janë arrestuar në qytetin gjerman Duisburg, mësoi BNR. Zjarrvënia ndodhi më 9 tetor.
Urdhër-arrestet evropiane për të dyshuarit janë dorëzuar autoriteteve gjermane nga homologët e tyre bullgarë dhe pritet që ata të ekstradohen në Bullgari.
Informacioni është i reporterit Nikollaj Hristov.

