Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqytetit në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës
“Sonte, në objektin e Kryeqytetit ndezëm qirinj në kujtim të Arlinda Zekaj që u vra tragjikisht në Pejë. Mendimet dhe solidariteti ynë janë me familjen e saj dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës. Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kërkojmë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi”, ka shkruar Rama në Facebook”.

