Monday, November 2, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Rrethanat e rastit në Demiraj të hetohen plotësisht dhe pa vonesa

Gërvalla: Rrethanat e rastit në Demiraj të hetohen plotësisht dhe pa vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.

Përmes një postimi, Gërvalla ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave, duke theksuar rëndësinë e sigurisë brenda familjes.

Ajo ka vlerësuar se familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja.

Sipas saj, çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional.

“Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit, të dielën në mëngjes.

Disa orë më vonë, polica ka njoftuar se ka arrestuar një 65-vjeçar në fshatin Demiraj i dyshuar për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe foshnjës. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram