Sunday, November 1, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm , reshje shiu në pjesën më...

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm , reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

ATSH/ Vendi ynë pritet të përfshihet të dielën nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërkohë, në zonat malore reshjet pritet të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të cilat herë pas here do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s.

Në detet Adriatik e Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër7/16Diell re shi
Kukës7/10Diell re shi
Lezhë13/16Diell re shi
Dibër5/12Diell re shi
Durrës11/19Diell re shi
Tiranë12/18Diell re shi
Elbasan12/17Diell re shi
Berat13/16Diell re shi
Vlorë11/16Diell re shi
Korçë7/10Diell re shi
Gjirokastër10/15Diell re shi
Sarandë13/17Diell re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram