Nga Kosovatimes
Lista e Studentëve në Serbi duhet të testohet jo vetëm për atë që premton të ndryshojë, por edhe për atë që synon të ruajë nga politika e Aleksandar Vuçiçit. Fitorja e saj mund të shënojë fundin e një modeli të qeverisjes, por nuk nënkupton automatikisht ndryshim rrënjësor të orientimit kombëtar, politik dhe gjeostrategjik të Serbisë.
Mbetet e paqartë pse me kaq lehtësi Vuciq pranoi rezultatin? Anëtarët e “Lista e studentëve” nuk janë politikanë profesionistë: përkundrazi, ata janë individë që gëzojnë respekt publik. Midis tyre janë mjekë, avokatë, atletë, muzikantë, aktivistë mjedisorë dhe udhëheqës sindikatash. Vetëm njëri – Dejan Shoshkoviq – ishte kreu i Bankës Kombëtare të Serbisë. Prandaj, për momentin, fjalët e Srdanoviq si batës i listës nuk janë gjë tjetër veçse opinione. Nisur nga këto premisa, nuk befason pse Vuciq pranoi menjëherë rezultatin e zgjedhjeve sikundër procesin e zgjedhjeve si pasojë e presionit të brendshëm. Paralelisht me këtë Vuciq e kishte vërejtur rënien së imazhit të tij në sytë e perëndimit ku çdo ditë ndiente izolimin e tij, pavarësisht përpjekjeve për kontakte. Kjo vërehet edhe nga deklarata e tij, të cilën e përktheu ndryshe se fitorja e studentëve u “sigurua” nga forca nga jashtë, duke aluduar kryesisht te politikanët evropianë, të cilët kanë shprehur vazhdimisht interesin e tyre për zgjedhje të ndershme dhe që dërguan një delegacion të konsiderueshëm vëzhguesish (ashtu si Rusia dhe CIS). Vuçiç parashikoi gjithashtu se Serbia do të vendoste viza për rusët këtë pranverë, ashtu siç bëri Mali i Zi më 1 nëntor. Paniku shpërtheu midis emigrantëve rusë (sipas shifrave zyrtare, ka afërsisht 60,000 prej tyre në Serbi, pa llogaritur ata me viza).
Nga ana tjetër dihet se Lëvizja studentore është e larmishme. Ajo përfshin një numër të konsiderueshëm njerëzish që e kritikuan Vuçiçin për vonesën e anëtarësimit në BE, si dhe ata që e kritikuan atë për dëshirën e tij për t’u bashkuar me BE-në dhe për “heqjen dorë” nga Kosova. Pra edhe një deklaratë proevropiane, për shembull, nuk dëshmon vetvetiu ndryshim të orientimit strategjik nëse Serbia vazhdon të refuzojë hapat konkretë të përafrimit. Një analizë nga deklaratat e ndryshme shihet një paradoks politik: Lista e Studentëve do ta rrëzojë modelin e Vuçiçit në qeverisjen e brendshme, pa e rrëzuar domosdoshmërisht modelin e tij të politikës së jashtme. Me një fjalë ata janë për më shumë demokraci, transparencë dhe llogaridhënie, por njëkohësisht duke ruajtur qëndrimet tradicionale serbe ndaj Kosovës, lidhjet me Rusinë dhe kundërshtimin ndaj sanksioneve. Për më tepër, heterogjeniteti i lëvizjes mund ta bëjë të vështirë formulimin e një strategjie të vetme.
Për Kosovën, pyetja kryesore nuk është vetëm nëse Serbia do të ketë një qeveri të re, por nëse kjo qeveri do të ndryshojë sjelljen e shtetit serb ndaj Kosovës dhe rendit rajonal. Ndër pikat kryesore që mund të përdoren si një test politik për të vlerësuar nëse Lista e Studentëve përfaqëson një ndryshim real apo një vazhdimësi të politikave të mëparshme me figura të reja është nëse do ndryshojë qëndrimin Sërbia ndaj Kosovës apo do të vazhdojë politika e mëparshme? Srdnaoviq tha se cështja Kosovës për Serbin mbetet vijë e kuqe.
Në testin e orientimit gjeopolitik pyetja kryesore do të jetë a do të afrohet Serbia realisht me Bashkimin Evropian apo do të vazhdojë balancimin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?
Ajo që dihet në këtë pikë është që Lista e Studentëve përbëhet nga rryma të ndryshme: proevropiane, skeptike ndaj BE-së dhe mbështetëse të ruajtjes së lidhjeve me Rusinë.
Këtu mbesin disa pyetje para saj: A do t’i harmonizojë politikat me standardet e BE-së? Këtu deri më tani nuk është dhënë një përgjigje e qartë.
A do të vazhdojë refuzimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe a do të mbajë marrëdhënie të privilegjuara me Rusinë pavarësisht luftës në Ukrainë? Në publikim, Zoran Stojiljkoviqi shprehet kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe propozon që vendimet madhore të merren përmes debatit publik dhe referendumit.” Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Kjo do të ishte si t’i bashkohej çetnikëve në vitin 1945, tha Prof. Dr. Zoran Stojiljkoviq, një deputet i ardhshëm nga “Lista e Studentëve”, tha ai.
Pra shihet qartë se referendumi nuk përdoret për konsultim demokratik sa shmangie e përgjegjësisë politike. Mbetet e paqartë nëse Lista e Stdentëve do të ushtrojë presion mbi Gazprom-in në lidhje me shitjen e NIS-it. Negociatat ishin të gjata dhe janë ende në vazhdim – sanksionet e fundit kundër NIS janë shtyrë përsëri. Serbia aktualisht blen gaz rus me 318 euro për mijë metra kub. Kjo është shumë lirë në krahasim me vendet e tjera. Çmimi i kontratës së ardhshme do të zbulojë shumë rreth qëndrimit të vërtetë të Rusisë sot. Jo rastësisht zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehu shpresën se Lista e Studentëve, e cila fitoi zgjedhjet, do t’i përparonte marrëdhëniet në mënyrë konstruktive. “Shpresojmë që kjo forcë politike do ta kuptojë se bashkëpunimi me Rusinë është në interes të Serbisë”, deklaroi Peskov. Vetë ish ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill tha “edhe pse drejtimi i përgjithshëm i lëvizjes është t’i afrohet qëndrimeve evropiane, ky orientim nuk mund të merret si i mirëqenë, duke marrë parasysh rrymat e ndryshme brenda këtij formacioni. Disa nga temat “e përhershme” të politikës serbe – siç është Kosova, e cila përfaqëson çështjen e politikës shtetërore, si dhe akti balancues i Vuçiçit midis Lindjes dhe Perëndimit – ndoshta do të mbeten të pranishme në një farë forme.Ajo që mbetet kryesorja është nëse mund të shndërrohet një lëvizje studentore heterogjene në një qeveri funksionale.

