Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovëAAK reagon ndaj raportit të KE-së, shpreh shqetësime për ngecjen e reformave

AAK reagon ndaj raportit të KE-së, shpreh shqetësime për ngecjen e reformave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke kritikuar Qeverinë për mungesën e përparimit në reforma, drejtësi, ekonomi dhe procesin e integrimit evropian.

Sipas AAK-së, raporti evidenton stagnimin institucional dhe mungesën e rezultateve në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Raporti i sotëm i Progresit nga Komisioni Evropian është shuplaka e fundit për këtë pushtet dhe pasqyra reale e një degradimi të gjatë”, thuhet në reagimin e Aleancës.

AAK vlerëson se krizat politike dhe zgjedhjet e përsëritura kanë bllokuar funksionimin e institucioneve dhe kanë ndikuar në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Ky raport shënon pikën më të ulët në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian. Për herë të parë, dokumenti është i mbushur me konstatimet dramatike ‘asnjë progres’ dhe ‘progres i limituar’”, thekson AAK.

Aleanca ka kritikuar gjithashtu gjendjen në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se në këtë fushë nuk është shënuar përparim, ndërsa lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara.

AAK ka shprehur kritika edhe për gjendjen ekonomike, duke përmendur konkurrueshmërinë e dobët, varësinë nga importet dhe papunësinë.

“Edhe propaganda për rritje ekonomike u rrëzua plotësisht nga gjetjet e raportit”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Sipas AAK-së, probleme janë evidentuar edhe në mbrojtjen e të drejtave themelore, dhunën me bazë gjinore dhe transparencën ndaj mediave.

“Aleanca ka paralajmëruar në vazhdimësi se kjo mënyrë e papërgjegjshme e udhëheqjes do t’i kushtojë shtetit tonë”, përfundon reagimi i AAK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram