Thursday, November 5, 2026
HomeLajmeKosovëAgjencia për Informim e Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e Progresit

Agjencia për Informim e Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e Progresit

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson punën e saj në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas Agjencisë, raporti thekson se trajtimi i këtyre ankesave vazhdon të bëhet në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Agjencia ka theksuar se Komisioni Evropian vlerëson se kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale është në masë të madhe i harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Megjithatë, në raport thuhet se nevojiten përpjekje të mëtejshme për harmonizimin me Direktivën e BE-së për Zbatimin e Ligjit, ndërsa kapacitetet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Vlerësohen si të përshtatshme.

Agjencia ka bërë të ditur se raporti evidenton edhe miratimin e legjislacionit sekondar dhe zgjerimin e kapaciteteve të stafit, por thekson se nevoja për personel shtesë mbetet e theksuar, veçanërisht për shkak të sfidave gjithnjë në rritje në fushën e mbrojtjes së privatësisë.

Sipas raportit, Agjencia ka përmirësuar reagimin e institucioneve publike dhe subjekteve private, kryesisht si rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit.

Po ashtu, Komisioni Evropian vlerëson se Agjencia duhet të konsultohet në mënyrë sistematike gjatë hartimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram