Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person humb jetën nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë,...

Një person humb jetën nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person rreth 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, të mërkurën në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 12:30, kur një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me inicialet S.D.

Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ka ndërruar jetë.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar në afërsi të fshatit Nepërbisht, derisa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar, ndërsa veprimet e mëtejshme ligjore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram