Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka-Pula takon ekspertin Daniel Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Shiroka-Pula takon ekspertin Daniel Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Presidentja Shiroka-Pula takon ekspertin amerikan Daniel Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin dhe ekspertin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.

“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Në takim, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet e përgjithshme në rajon.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram