Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka zhvilluar një operacion në Mitrovicën e Jugut, ku është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në narkotikë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 51.2 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme.
Sveçla ka theksuar se lufta kundër trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjithë vendin.

