Ish-presidentja, Vjosa Osmani nëpërmjet një video të publikuar në Facebook ka thënë se ka njerëz brenda politikës që po ankohen se përse po takohem me qytetaret e vendit.
Osmani ka theksuar se ka të tillë që po dezinformojnë se një gjë të tillë nuk e ka bërë më herët. Ajo, ka deklaruar se gjatë pesë viteve si presidente në vazhdimësi ka takuar qytetarët dhe ka vizituar komunat.
“Kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer dhe të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra dhe në lagje të ndryshme, në shkolla, në kopsht, në spitale në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë, Dhe, po edhe në Shoqatën e Zjarrfikësve. Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë sikurse dje ashtu edhe sot e mbi të gjitha në të ardhmen. Bazamenti më i fortë i angazhimit tim do të mbetet pikërisht lidhja me qytetarët sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm. Shihemi në komunën e radhës”, ka theksuar ajo.

