Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëHamza u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë

Hamza u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Drenicë, duke i cilësuar ato si skena “aspak të mira” dhe duke akuzuar Qeverinë për presion dhe demonstrim force.

“Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force”, ka deklaruar Hamza.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë që të ndalë, siç tha, propagandën, urrejtjen dhe provokimet, duke e akuzuar për keqpërdorim të institucioneve shtetërore për interesa partiake.

“E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë”, ka theksuar Hamza.

Ai ka shtuar se kryeministri nuk mund ta ndalë braktisjen nga votuesit, siç i quajti, me skenarë të rrezikshëm dhe përçarës.

“Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin”, ka deklaruar Hamza.

Në fund, Hamza u ka bërë thirrje votuesve të PDK-së dhe të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor. “Aty do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes”, ka përfunduar Hamza.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram