By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës
Lajme

Rama: Të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 6:12 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur shqetësimin e tij, përmes faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës, lidhur me Projektligjin e vitit 2023, me ç’rast specifikohet se “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

I pari i Prishtinës, ka thënë se të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës, teksa ka thënë se miratimi i Buxhetit për vitin e ardhshëm në këtë formë është anti-Kushtetues. Ai ka dalë kundër një pjese të buxhetit, për të cilën thotë se e kundërshtojnë fuqishëm.

“Në emër të kryeqytetit dhe qytetarëve të tij, dua të shpreh shqetësimin e thellë lidhur me tendencën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ridestinuar mjetet financiare nga buxheti i kryeqytetit. Në mënyrë specifike, e kundërshtojmë fuqishëm pjesën e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: ‘Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar’”, ka thënë Rama.

“Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 124, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon se ‘Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin’. Për më tepër, Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, neni 2, Pavarësia Financiare e Komunave, pika 2.3, parasheh që “’Për të mirë të popullsisë së komunës, Kuvendi Komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm’”, ka thënë Rama.

Tutje, ai u ka bërë thirrje deputetëve të mbrojnë interesat e Kosovës. “Unë si kryetar i kryeqytetit, i zgjedhur për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e qytetarëve të Prishtinës, jam i obliguar të siguroj që të hyrat e tyre të kthehen në investime zhvillimore për Prishtinën. Në këtë rast, janë rreth 38 milionë euro të hyra vetanake të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës, të cilat nuk mund të tjetërsohen për t’ia shpërndarë institucioneve dhe komunave tjera”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

(Mos)marrëveshjet Kosovë – Serbi

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Irani thotë se ka ekzekutuar katër “sabotues” të lidhur me Mossadin
Kurti: Qëndresa e Adem Jasharit me familje na e kujton çmimin e lirisë
Ramadani: ShBA-ja i emërtoj si paramilitar grupin që sulmuan më 24 shtator
Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?