Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Kjo javë parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu.

