Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura deri në 35 gradë Celsius

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura deri në 35 gradë Celsius

 Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malore në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët priten përgjatë relieveve malore në lindje e jug.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram