Wednesday, June 3, 2026
HomeEkonomiHapet panairi AGROKOS & EXPOKOS 2026, theksohet fuqizimi i prodhimit vendor

Hapet panairi AGROKOS & EXPOKOS 2026, theksohet fuqizimi i prodhimit vendor

Është hapur zyrtarisht panairi AGROKOS & EXPOKOS 2026, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, biznese dhe ekspozues nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Në hapje të panairit, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe fuqizimit të prodhimit vendor në Kosovë.

Ajo tha se një prezantim i Ministrisë mbi kapacitetet prodhuese në vend, i mbështetur nga Dukati i Madh i Luksemburgut përmes organizatës LuxDev, tregon përparësitë konkurruese të disa sektorëve ekonomikë.

“Na duhet përpjekje më e madhe për të ulur deficitin tregtar, për të rritur produktet vendore dhe për të fuqizuar ekonominë e Kosovës,” u shpreh Kusari-Lila, duke shtuar se zhvillimi i sektorit privat është kyç për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Ajo gjithashtu theksoi potencialin natyror të Kosovës, duke përmendur burimet dhe zonat malore si Bjeshkët e Nemuna, si dhe nevojën për promovimin e tyre përmes investimeve dhe bashkëpunimit institucional.

Në hapje të panairit foli edhe Bekim Xhafa nga organizata “Agrokos”, i cili rikujtoi se EXPOKOS tashmë ka 26 vite traditë, duke shërbyer si platformë për zhvillimin e bizneseve, start-up-eve dhe zgjerimin e tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas tij, panairi ka luajtur rol të rëndësishëm në lidhjen e bizneseve me tregun dhe në rritjen e punësimit dhe kontributit ekonomik në vend.

“Dhe ju falënderoj të gjithëve që na keni përcjellë në këtë iniciativë dhe keni besuar që ne në Kosovë mundemi të ndërtojmë një panair”, tha Xhafa.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram