By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba
Rajon / Botë

Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba

Kosova Times
Last updated: 2022/12/16 at 2:37 PM
Kosova Times Published December 16, 2022
Share
SHARE

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten, kanë rezultuar të rreme, prandaj edhe është rikthyer orari i fluturimeve.

Në orët e mëngjesit nuk ka pasur fluturime nga Shkupi, derisa ato që e kanë pasur destinacion kryeqytetin maqedonas e kanë devijuar udhëtimin.

Përveç aeroportit, kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa objekte tjera: hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.

Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterroriste si dhe masat për zbardhjen e rasteve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Alarme për vendosje të bombave ka pasur edhe ditën e mërkurë në 49 objekte të arsimit dhe institucioneve tjera shtetërore, por edhe në qytete tjera si në Kumanovë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që kanë nisur më 26 tetor.

Ai ka thënë se dyshimet janë se bëhet fjalë për “luftë hibride, për futjen e frikës në mesin e popullatës dhe destabilizimin e vendit” dhe se institucionet janë në kontakt me NATO-n dhe faktorë të tjerë ndërkombëtar për ndihmë në zbardhjen e kërcënimeve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimet në postat elektronike vijnë nga jashtë Maqedonisë së Veriut, por pa dhënë detaje tjera.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times December 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Thirrja Kurtit për mërgimtarët: Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Krivokapiq: “Me rezolutën për Jasenovacin, Mali i Zi po bën punën e pistë të Beogradit dhe po hap një front të ri me Kroacinë!”
Rudeineh: Nuk do të ketë stabilitet në rajon pa një shtet të Palestinës
Haradinaj: Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të
Buxheti i Prishtinës, Rama i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?